(I plotësuar) – Lajmet e fundit nga Azusa thonë se pas të shtënave, katër persona kanë mbetur të plagosur.
Zyrtari policor, Jerry Willson ka thënë se situata është shumë kritike, raporton lajmi.net.
Multiple people taken to hospital after shooting in Asuza, per @CBSLA pic.twitter.com/OQ9TACbnX8
— WPEC CBS12 News (@CBS12) November 8, 2016
Të shtëna me armë në afërsi të një vendvotimi në Kaliforni
Të paktën dy persona janë plagosur në të shtënat që kanë ndodhur në Azusa dhe vendvotimi po vazhdon të jetë i bllokuar, raporton lajmi.net
Azusa ndodhet rreth 30 milje jashtë Los Angeles.
Një votues mashkull thotë se ishte brenda dhe ka dëgjuar të shtëna masive, ndërsa tani policia po i mbanë të mbyllur të gjithë votuesit.
Të paktën 15-20 fëmijë janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe autoritetet kanë raportuar se të shtënat nuk ishin brenda qendrës së votimit./lajmi.net
.