31,01,2025

Gjuriq: Sa më pak ‘vija administrative’ me Kosovën, aq më mirë për ne

Must Read
Marko Gjuriq

Sipas tij, institucionet e Kosovës marrin vendime pa pëlqimin e serbëve, siç ishte ligji për Trepçën.

“Ka shumë politikanë në Prishtinë, të cilët synojnë të ndikojnë në mendjen e përfaqësuesve serbë dhe t’u tregojnë se çfarë qëndrime duhet të marrin, por ata janë zgjedhur nga qytetarët dhe dinë të vlerësojnë çfarë është në interes të serbëve”, tha Gjurqi, transmeton lajmi.net.

Sipas fjalëve të Gjuriqit, askush në Kosovë nuk duhet të flas në emrin e serbëve dhe të vlerëson se cili është interesi i tyre.

“Shumë më e dobishme do të ishte që të dilnin me përfaqësuesit e serbëve e të ulen në tryezë për të treguar se politikanët shqiptarë i shohin ata si diçka më shumë, e jo vetëm dekor. Ata këtë e bëjnë vetëm kur kanë nevojë të tregohen para komunitetit ndërkombëtar se ata janë institucionet multietnike dhe demokratike”, ka thënë Gjuriq.

Ndërsa për marrëveshjen e arritur në parim mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me targat e automjeteve, Gjuriq ka thënë, se kanë mbetet të pajtohen edhe për disa detaje teknike, por sipas tij kjo marrëveshje në përgjithësi është në interes të Beogradit që njerëzit dhe mallra në të gjithë “vijën administrative” drejt Kosovës të kalojë me sa më pak vështirësi.

“Ne në sytë dhe zemrat tona jemi një vend, dhe sa më pak vija administrative, aq më mirë”, ka thënë Gjuriq. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img