23,11,2024

Fatos Lubonja: Nacionalizmi i Edi Ramës strehë për hajdutët e tij

Must Read
Fatos Lubonja

“Kështu janë këta kur e humbasin mendjen dhe jetojnë shumë të izoluar, vetëm me delirin që ua ushqen popullsia shqiptare, injorante, e humbasin realitetin” ka thënë ai nga studio e “Opinion” në News24.

Duke analizuar thëniet e kryeministrit që një shqiptar ka mbrojtur Akropolin dhe atë se “Himara është e jona” sipas Lubonjës është të bësh akoma historiografinë e Enver Hoxhës dhe kjo “është turp për një kryeministër, për një intelektual”.

Sipas Lubonjës, ‘ajo që bën kryeministri në këtë rast është përdorimi i nacionalizmit për qëllime pushteti dhe për të mbuluar ato gjëra që po bën në Jug që përveç të tjerave janë edhe grabitje e pronës së banorëve të Jugut’.

“Aty ka një grabitje, ka një dhunim. Nuk është hera e parë që Kryeminstri përdor gjuhën nacionaliste për të bërë shkatërrime. Siç ndodhi atëherë me kishën e Dhërmiut. Qëllimi është tjetër, që të çon në atë thënien e famshme “nacionalizmi është streha e fundit e horrave”.

Ai ka theksuar se e ‘gjithë kjo bëhet për të mbuluar vjedhjen e pronave në Himarë’. “Qëllimi është që gjithë ato që po bëhen atje me dhunë, kundër asaj popullsie, justifikohen me nacionalizëm. Për të thënë unë kam popullin me vete, siç bëri edhe Enver Hoxha.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img