03,07,2025

Demokratët thonë se drejtori i FBI-së punon për rusët!

Must Read

 

 

Kritika gjithashtu erdhën pasi filluan hetimet e FBI-së në lidhje me Partia Demokratike dhe kandidaten presidencial, Hillary Clinton, ku u publikuan email që potencialisht  rrezikojnë të ndikojnë negativisht në zgjedhjen e saj si presidente e Amerikës.

Të dielën, udhëheqësi i pakicës në Senat, Harry Reid ka shkruar një letër në të cilën ai akuzon Komisioni se “ka ndihmuar” partinë politike në kurriz të të tjerëve. ”

Reid lë të kuptohet se drejtori i FBI-së mund të ketë mbuluar lidhjet e pretenduara të kandidatit republikan Donald Trump me qeverinë ruse, transmeton lajmi.net.

Senatorit nuk i ishte ofruar asnjë provë për këtë kërkesë, dhe të tjerët theksuan se Reid ka tendencë të jetë hiperbolik.

Gjatë zgjedhjeve të 2012-ës ai kishte pohuar rrejshëm se kandidati republikan, Mitt Romney nuk ka paguar taksat.

Sidoqoftë, ndjenja anti-ruse është një strategji kyçe e demokratëve gjatë fushatës së këtij viti dhe liderët por edhe mediat kryesore janë duke përdorur çdo mundësi që të akuzojnë ndonjë kritikët e Clintonit si “spiun rus”, shkruan “Sputnik”.

Mbështetësit e Trumpit thonë se demokratët janë në përpjekje të minimizojnë rëndësinë e emailve të publikuar e që janë në dëme të Clintonit dhe tentojnë ta humbin rrjedhjen e ngjarjes, duke e akuzuar Rusinë për sulme- kibernetike.

E njëjta taktikë ishte përdorur kur “WikiLeaks” publikoi email që i përkasin shefit të fushatës Clintonit, John Podesta. Ndërsa, këto email gjenden në sektorin financiar që përkrahni Clintonin. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e fushatës së Clintonit thonë se këto email duhet të injorohen për shkak të “origjinës se tyre ruse.”

Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange ka përsëritur se qeveria ruse nuk është burimi i këtyre email.

Edhe media ruse “Sputnik” ishte akuzuar se gjoja është duke u përpjekur të ndikojë në zgjedhjet në favor të Donald Trump. Në një artikull në “Newsweek” reporteri, Kurt Ajhenvald argumenton se Sputnik kishte dhënë informacione të rreme për fushatën e Trumpit. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img