10,09,2025

Isufi: Luftëtarët e UҪK-së s’po dihet se për çka po dënohen

Must Read
Ahmet Isufi

Si ish- pjesëtar i UҪK-së ai ka pyetur se si është e mundur që për veprën e njëjtë, i njëjti person të gjykohet tri herë.

Pastaj, ka shtruar edhe pyetjen se si  mundet që për rastet e njëjta të ngritet edhe një gjykatë e veçantë, pas  Tribunalit të Hagës.

Isufi ka insistuar se lufta e UҪK-sw ka qenë e pastër si loti.

“Përkundër dhunës dhe gjenocidit që ka bërë Serbia, UҪK është përmbajtur në raport me popullatën civile”, ka thënë Isufi.

Pikërisht për këtë fakt, sipas tij, UҪK-ja  ka gjetur edhe mbështetje nga forcat ndërkombëtare.

Tek më vonë, sipas tij, kanë dal dëshmi të fabrikuara për ushtarët e UҪK-së.

Ai ka shprehur bindjen se Gjykatë më speciale se Tribunali i Hagës për trajtimin e krimeve të luftës nuk mund të ketë.

“Specialja do ta ketë fatin e njëjtë. Edhe prej saj, të akuzuarit do të dalin të pafajshëm”, ka thënë Isufi.

Ai ka potencuar se për shkak të ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë, ka ardhur deri te Gjykata Speciale.

Isufi nuk është pajtuar që kjo gjykatë të mos e ketë selinë në Kosovë, por jashtë saj.

“Sikur të ishte krijuar Gjykata në Kosovë, kishim dhënë prova edhe para bashkësisë ndërkombëtare se jemi të gatshëm ta luftojmë krimin e korrupsionin. Por kjo nuk ndodhi”, ka thënë Isufi në emisionin  Politikë të drejtuar nga Sejdi Demiri.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img