18,05,2024

Terrorizohet Serbia, kryeministri Vuçiq në panik për atentat ndaj tij dhe të të vëllait

Must Read
Aleksandar Vuçiq

“Në një fushë të vogël afër shtëpisë së kryeministrit Aleksandar Vuçiq në ditën e gjetjes së armëve dhe dy ditë para kësaj, janë parë 97 persona interesant të sigurisë”, ka thënë Stefanoviq për televizioni publik serb, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, kryeministri Vuçiq frikësohet se caku potencial mund të ketë qenë vëllau i tij, Andrej.

Ai thotë se, të gjitha shërbimet informative të cilat kanë punuar në profilin e tij psikologjik dhe profilin e vëllai të Vuçiqit, mund të vërtetojnë se ata e kanë vetëm një pikë të dobët – njëri tjetrin.

Në anën tjetër, policia serbe sonte në një garazh në Novi Beograd e kanë gjetur një veturë të vjedhur të mbushur me municion.

MUP-i serb ka njoftuar se në dy raste nga 200 gramë dinamit, detonator, dy telefona celularë për aktivizim nga largësia të dinamitit, si dhe një revole.

Mediat serbe raportojnë se armët në Novi Beograd janë gjetur në kuadër të hetimeve për armët e gjetura afër shtëpisë së kryeministrit serb në Jajincë disa ditë më parë. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img