KPK thekson se aktakuza në këtë rast, por edhe në raste tjera nuk janë veprime private të prokurorit, por rezultat i vlerësimeve profesionale.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës ka gjetur të arsyeshme që të informoj publikun që këto reagime janë të papranueshme dhe jashtëzakonisht të dëmshme për Sundimin e ligjit në vend, në kohën kur prokurorë vendorë kanë marrë mbi vete kompetenca të plota për ti trajtuar krimet e luftës”.
“Duam të theksojmë se aktakuza në këtë rast, si edhe në çdo rast tjetër, nuk është veprim privat i prokurorit të rastit, por rezultat i vlerësimit profesional të prokurorëve në bazë të kompetencave dhe autorizimeve të tyre ligjore”, thuhet në komunikatë.
KPK konsideron se sulmet dhe propagandat politike kundër prokurores së rastit Limaj dhe sulme të tilla të ngjashëm ndaj prokurorëve tjerë nuk paraqesin vetëm ndërhyrje në parimin fundamental të pavarësisë së sistemit prokurorial por njëkohësisht edhe shkelje ligjore.
“Andaj, sulme të tilla do të konsiderohen sulme ndaj sistemit prokurorial dhe KPK do të reagoj në mbrojtjen e tyre”.
Prokuroria javën e kaluar ka ngritur aktakuzë kudnër Fatmir Limaj i cili dyshohet për vrasjen e dy shqiptarëve gjatë luftës./ lajmi.net
.