10,09,2025

Zgjedhje për zgjidhje të ngërçit

Must Read
Zgjedhjet, Arkiv

Zgjedhjet e parakohshme po shihen si të domosdoshme në Kosovë. Humbja e legjitimitetit të Qeverisë e cila sipas opozitës gjatë tërë këtij mandati deri më tani i ka imponuar qytetarit projekte jashtëzakonisht të dëmshme nuk mund të tolerohet më, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Për zgjedhje të parakohshme janë edhe analistët politikë, sipas të cilëve, zgjedhjet kanë mbetur si i vetmi mjet demokratik për zgjidhjen e ngërçit politik që është krijuar në vend. Madje sipas tyre, zgjedhjet mund të mbahen qysh në pjesën e parë të vitit 2017.

Të të njëjtit mendim nuk janë deputetët nga koalicioni qeverisës. Ata thonë se ky nuk është momenti më i duhur për zgjedhje pasi që vetëm do të shkaktohej më shumë konfuzion në mesin e qytetarëve. Megjithëkëtë, derisa “lufta” pushtet-opozitë vazhdon, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Evropë pa demarkimin e kufijve dhe pa ushtri të sajën.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img