Ata kanë bërë aksident komunikacioni disa orë pas kryerjes së veprës dhe kanë vdekur. Ata vdiqën në fshatin Muzeçinë e Shtimës dhe atyre u është ngritur një lapidar.
“Tash ka dalë që kanë qenë tre persona në kerr, që të tre atë ditë kanë vdekur. Njëri ka qenë nga fshati Petrovë e Shtimes, tjetri nga Vërmica e Prizrenit dhe njëri nga Obiliqi. Sa kam qenë në spital në Prishtinë të njëjti njerëz i kanë pru aty dhe aty njerëzit që rrishin po thonë që ja këta janë që e kanë vra këtë deputetin e Malishevës. Sot nuk është as shoferi e as kamioni me të cilin ishin përplasur ata të tre. Nuk e di a ka kërku dikush hetim a çka ndodhur me tej”, ka thënë Rudi për Zona Express.
Fetah Rudit i ishte organizuar edhe një atentat tjetër. Ai ka thënë se atë kishte dashur ta vrasë Agim Zogaj, ose dëshmitari i mbrojtur, i cili ka vdekur kohë më parë në Gjermani. Agim Zogaj ishte dëshmitar i mbrojtur në rastin “Kleçka” ku Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm. /Lajmi.net/
.