26,11,2024

Tahiri: Pikë kalimi i ri kufitar mes Kosovës e Serbisë, afron shqiptarët

Must Read

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila vuri gurthemelin e pikës së re kufitare mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, te Kapia e Sfircës, tha se është shumë e gëzuar që u arrit ky sukses, sepse kjo pikë e re kufitare do të afroj më shumë shqiptarët e Luginës së Preshevës me Kosovën, por dhe gjithë qytetarët dhe komunitetet këndej dhe andej kufirit.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës së pari ju uroj këtë ditë të rëndësishme për të gjithë Kosovën, gjithë qytetarët dhe komunitetet, veçmas për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Qeveria jonë ndihet krenare me këtë arritje që është në dobi jo vetëm për lëvizjen më të lirë të qytetarëve, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe social të këtyre zonave kufitare, sidomos për Kamenicën që nuk është më një zorrë qorre dhe për Medvegjën dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës që kanë nevojë për zhvillim dhe prosperitet”, tha ministrja Tahiri.

Ajo tha se kjo ngjarje shënon zbatimin e marrëveshjes së Brukselit të IBM për pikën e re kufitare, të arritur në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë dhe e cila po zbatohet nga të dyja shtetet. Ajo theksoi se zbatimi i marrëveshjeve i jep suksesin e pritur dialogut të Brukselit dhe kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve.

“Kjo pike e re kufitare te Kapia e Sfircës në bazë të analizave të bëra nga institucionet tona do të shkurtoj rrugën mes Kamenicës dhe Medvegjës për reth 80 km, pra në vend të dy orë udhëtimi, tani më qytetarët do të udhëtojnë vetëm një orë për të mbërritur në Kosovë dhe anasjelltas. Shpresoj se kjo do të nxisë më shumë bashkëpunim, lidhje më të fuqishme mes shqiptarëve dhe do të nxis shqiptarët e Medvegjës të kthehen në vendlindje. Dëshiroj t’ju bëjë me dije se për të arritur këtë marrëveshje nuk ka qenë fare e lehtë, por ia dolëm falë këmbëngulësisë së palës tonë por me këtë rast vlerësoj kontributin e të dyja udhëheqjeve komunale, të Kamenicës dhe Medvegjës me të cilat jam takuar disa herë për këtë qëllim dhe të cilët kanë qenë po ashtu mjaft këmbëngulës”, tha ministrja Tahiri.

Po ashtu, ajo vlerësoj lartë angazhimin e Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe tërë Grupit punues për Marrëveshjen e Brukselit për pikë kalimin në Kapinë e Sfircës, Shaban Guda drejtor i policisë kufitare, Dren Zeka, koordinator i Grupit punues, Bekim Mehmetaj, drejtor i IBM në Doganën e Kosovës, Driton Gashi, sekretar i përgjithshëm i MPB, Arben Çitaku sekretar i përgjithshëm, MMPH,  Qemajl Marmullakaj antarë i Grupit punues.

Ceremonia e vënies së gurthemelit të pikës kufitare te Kapia e Sfircës ishte organizuar nga Komuna e Kamenicës dhe në të morën pjesë edhe Begzad Sinani, Kryetar i Komunës së Kamenicës, Fatmir Matoshi, zv.Kryetar i komunës së Kamenicës, Dren Zeka, koordinator i Grupit punues qeveritar për Marrveshjen e IBM, Fahri Gashi  u.d. drejtor i doganeve, Shaban Guda, drejtor i Policisë Kufitare, Bekim Mehmetaj, drejtor i IBM në Doganën e Kosovës si dhe këshilltarët politikë të ministres Tahiri, Elona Cecelia dhe Ramize Sejdiu. Nga komuna e Medvegjës e Bujanovcit ishin prezent Shaip Kamberi, Kryetar i Komunës së Bujanovcit dhe Leme Xhema, nënkryetare e komunës së Medvegjës si dhe qytetar të shumtë të dy komunave.

Ministrja Tahiri po ashtu vizitoi edhe fshatin Sfircë me ç’rast u takua me banorët e fshatit të cilëve ua dha lajmin e mirë që së shpejti do kenë funrizim me rrymë pas shumë vitesh. Ministrja me këtë rast deklaraoi: “Nga mediat e kam kuptuar se fshati Sfircë në një pjesë të saj nuk ka rrymë elektrike. Më ka prekur lajmi dhe kam ndërmarrë një iniciativë humanitare që së bashku me KEDS-in ta zgjidhim këtë problem, t’i japim dritë Sfircës. Falënderoj KEDS-in për gatishmërinë dhe shumë shpejtë do të keni energji eklektike dhe drita. Ky fshat ka dhënë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe këtë e dëshmon kontributi dhe sakrifica edhe e heroit Nuhi Berisha dhe respekti dhe nderimi për të do të jetë i përhershëm”.

Ajo vizitoi shtëpinë ku ka lindur Nuhi Berisha dhe u shpreh e bindur se kjo shtëpi do të jetë një muze i luftës sonë, për të cilën Kuvendi i Kosovës ka iniciuar procedurat.

2-3 1-4

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img