Futbolli i Kosovës shpeshherë është kritikuar për mungesë të lojës atraktive dhe numrit të vogël të golave.
Por, Hajvalia dhe Feronikeli janë përkushtura që t’i heshtin kritikët, përcjell “Lajmi.net”.
Ata janë duke zhvilluar një festival të golave në duelin e tyre në kuadër të Vala Superligës së Kosovës në futboll.
Pas një ore lojë, Feronikeli udhëheq me rezultat 3:2.
Katër gola u shënuan vetëm në pjesën e parë.
.