Në këtë rast, ministri Hoxhaj i ka ofruar ambasadorit Dinosha gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme për ta mbështetur punën e tij në Kosovë.
“Kënaqësi ta pres sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. I urova mirëseardhje dhe suksese në misionin e ri diplomatik në Kosovë. Ardhja e tij është shenjë e raporteve të mira ndërfqinjësore që kemi”, ka thënë Hoxhaj, thuhet në komunikatë.
Nga ana tjetër ambasadori Dinosha, shprehu kënaqësinë e tij që gjendet në Kosovë, i emëruar ambasadori i parë i Malit të Zi, ndërsa ka theksuar se do të japë kontributin e tij maksimal për thellimin e bashkëpunimit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.
Të dy palët u pajtuan se Mali i Zi dhe Kosova synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e përbashkët në rrugën e integrimeve euro-atlantike./ lajmi.net
.