03,07,2025

Tenderi tetë milionësh për pastrim, që dërgoi Mursel Racin në burg (Dokument)

Must Read
Mursel Raci dhe Avdullah Hoti

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një pune hetimore lidhur me një rast për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar në rajonin e Prishtinës”, thuhet në një komunikatë për media, shkruan lajmi.net

Ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, si pasojë e nxjerrjes se një vendimi të kundërligjshëm për anulimin e një tenderi, në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik.

“I njëjti dyshohet se nuk i ka përfillur vendimet e OSHP-së, duke lënë kështu pezull procedurën tenderuese. Të dyshuarit i janë caktuar 48 orë ndalim policor”,  ka njoftuar Policia.

Lajmi.net ka mësuar se bëhet fjalë për tenderin “Shërbimet e pastrimit”. OSHP-ja ka konsideruar se anulimi i tenderit nuk është i thirrur në asnjë arsye faktike që përkon më Ligjin e Prokurimit Publik.

OSHP-ja në shtator të këtij viti e kishte urdhëruar AQP-në që tenderin ta ktheje në rivlerësim, pasi kishin garuar 13 kompani dhe shumë nga to ishin të përgjegjshme. Por, AQP-ja nuk e kishte përfillur këtë vendim. Andaj me datë 18 tetor OSHP-ja kishte lëshuar një urdhërues për AQP-së që brenda pesë ditëve ta bëjë rivlerësimin e këtij tenderi, dhe të heqtë dorë nga anulimi, në të kundërtën do ta gjobiste dhe do ta dërgonte lëndën në gjykatë.

OSHP-ja e kishte anuluar procedurën e këtij tenderi me arsyetimin se “Në pajtim me Ligjin Nr.04/L-042 për Prokurim Publik të Republikës së Kosovës i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr.04/L-237, Ligjin nr.5/L-068 dhe ligjin nr.05/L-092 , nenin 62 paragrafi 2 pika 1”, thuhet në njoftim të anulimit për këtë tender. Sipas OSHP-së, anulimi është bërë kundërligjshëm.

Kompania garuese për këtë tender “Laguna”, ishte ankuar në OSHP, kundër vendimit të AQP-së që të anulohet procedura e tenderit, nën pretendimin se është shkelur  Ligji i prokurimit në disa pika.

Po ashtu kundër vendimit për anulim të tenderit, në OSHP janë ankuar edhe kompanitë tjera garuese “Schafenbergr&Selmans Network &Hajdini Comerc”, duke pretenduar se autoriteti kontraktues e ka shkelë Ligjin e Prokurimit 15 herë kur e ka anuluar këtë procedurë të prokurimit.

Andaj, OSHP-ja duke parë që AQP-ja nuk po e kthente në rivlerësim këtë procedurë të tenderit, para pak ditësh ka lëshuar një urdhëresë nëpërmjet të cilës ka thënë se “Paneli shqyrtues i OSHP-se, konform dispozitave të Ligjit të prokurimit, AQP-së i vendosë një gjobë jo më të vogël se 5 mijë euro dhe kërkon nga KRPP-ja që të veproj në pajtim me ligjin për marrjen e certifikatës së prokurimit, për bishtnim- ikje të përmbarimit të këtij vendimi”.

Kontrata ka qenë kornizë për 36 muaj dhe ishte menduar të kushtojë rreth 8 milionë euro.

Me këtë procedurë të prokurimit AQP-ja pasur telashe edhe me herët, pasi kishte dështuar që ta realizoje edhe një here. Telashe AQP-ja ka pasur gati me te gjithë tenderët ne dy vitet e fundit, duke u përplasur për ta në OSHP. Madje mospajtime me AQP-në për tenderët ka shprehur edhe vetë ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Ndërkohe, me realizmin e kësaj kontrate ishte paraparë pastrimi i këtyre hapësirave publike:

Lot 1 – Shërbime te pastrimit –  Ndërtesa e Agjencisë Statistikore te Kosovë, Ministria e Diasporës, ARH, MPMS dhe SKGJK

Lot 2 – Shërbime te pastrimit – Ndërtesa e Arkives se Kosovës, Agjencionit Kadastral, AKPM, IGJK, KPMM dhe MTI

Lot 3 – Shërbime te pastrimit – Ndërtesa e Rilindjes, ARKEP, GJKK dhe KPM

Lot 4 – Shërbime te pastrimit – Ndërtesa e Gërmisë, ATK, PZSHAP dhe SKQZH

Lot 5 – Shërbime te pastrimit – Ndërtesa e MASHT  I , MASHT II,ASHAK, OSHP, MZHE dhe Ndërtesa e Partive politike

Lot 6 – Shërbime te pastrimit – Ndërtesa e Qeverise & Ndërtesa e MFSK-se  & AUV

Lot 7 – Shërbime te pastrimit – Ndërtesa e MPJ-se, ASHMDHP-se &AKSP

Lot 8 – Shërbime te pastrimit – Ndërtesa e MPB & MSH & Prokuroria

Lot 9 – Shërbime te pastrimit – Policia e Kosovës

Lot 10 – Shërbime te pastrimit – Ndërtesa e Pallatit te Drejtësisë

Lot 11 – Shërbime te pastrimit – Universitetet, ZAG dhe ZRE. /Lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img