25,11,2024

Kuka: S’mendova ligjet, mendova për bukën

Must Read

Nuk mendova për ligjet, mendova për bukën që duhet të çoj në shtëpi si kryefamiljar”, Kjo ka qenë dëshmia e të arrestuarit për Miklovan Kuka, njëri ndër tetë të ndaluarit në Fier gjatë aksionit antidroge në fshatin Ninesh të njësisë administrative Fratar.

Për 31-vjeçarin Kuka së bashku me katër të tjerë të dyshuar se ishin punëtorë në vendin ku u sekuestruan 145 kilogramë kanabis Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi arrest me burg me afat 30 ditor.

Në fakt masën lehtësuese e kërkuan prokurorët e çështjes të cilët më herët vendosën të procedojnë në gjendje të lirë edhe dy gra që u kapën në kushtet e flagrancës në banesën ku pastrohej kanabisi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron se hetimet për këtë dosje kanë nisur që në qershor 2016 ndaj tetë personave të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img