25,11,2024

Ilazi: Vizat, vështirë të hiqen edhe vitin tjetër

Must Read

Ramadan Ilazi thotë se vendimi për heqjen e vizave nuk mund të merret pa e miratuar Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimin e korrupsionit. Sipas tij, sivjet ka ikur mundësia e përfitimit të heqjes së vizave, përderisa vitin tjetër situata komplikohet edhe më shumë për shkak të zgjedhjeve në disa shtete të BE-së.

Ramadan Ilazi, i cili së fundmi ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Integrimeve Evropiane, shprehet i bindur që sivjet ka qenë e mundur t’i hiqen vizat Kosovës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të mosplotësimit të dy kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian, përkatësisht ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe luftimi i korrupsionit.

Kështu ka deklaruar Ilazi gjatë një interviste për “Zërin”, duke shtuar se procesi i liberalizimit të vizave mund të vështirësohet edhe më shumë vitin tjetër, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve në disa shtete të Bashkimit Evropian.

Ilazi ka bërë të ditur se tash e tutje do të jetë këshilltar i jashtëm i kryeparlamentarit Kadri Veseli, si dhe do t’i fillojë studimet e doktoratës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img