19,09,2024

Zyrtarët e LDK-së me dy mendje, të gatshëm për zgjedhje, por nuk i duan ato!

Must Read

Në një lidhje direkte në kuadër të emisionit Info Magazine në Klan Kosova, Grainca deklaroi se nuk ka asnjë arsye që Kosova të hyjë në zgjedhje.

“Nuk ka asgjë të keqe nëse Kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, flet për zgjedhje të parakohshme”.

“Por, Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018, e deri atëherë kemi shumë probleme për të zgjidhur – punësimin, zhvillimin ekonomik dhe integrimin”.

Grainca tha se edhe po të ketë zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme në çdo kohë t’i nënshtrohet një procesi zgjedhor.

“Ne e pranojmë garën zgjedhore dhe nuk frikohemi. Ne jemi parti serioze. Nuk i ikim procesit zgjedhor”.

“LDK është e gatshme për çdo variant”.

Të kujtojmë se kryeministri i vendit, Isa Mustafa i cili njëherit është edhe kryetar i LDK-së tha se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë dhe se ato do të mbahen sipas periudhës ligjore të përcaktuar, në vitin 2018. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img