23,11,2024

Kryefamiljari vrau gruan dhe plagosi kunatën

Must Read

Sipas banorëve Lila i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale në kokë të cilat e kanë lënë me pasoja të vazhdueshme. Ata tregojnë se ai përveç pasojave psikologjike të cilat u reflektuan me vrasjen që ndodhi ka edhe disa shenja në fytyrë si shkak i operacioneve.

Lila e ka treguar edhe më herët gjendjen e rënduar psikologjike ndaj dhe banorët shprehen se në një farë mënyre kjo ishte një vrasje e paralajmëruar. Kasëm Lila rezultonte i skeduar në regjistrat e policisë për probleme të herëpashershme mendore megjithatë nuk ka pasur urdhër mbrojtjeje për bashkëshorten e tij e cila ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, Afize Lilën.

Krimi i rëndë në familje ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Çoçaj të Tiranës, ku bashkëshorti vrau gruan e tij Afize Lila 47 vjeçe dhe plagosi kunatën F. Lila.

Nga hetimet paraprake, Kasëmi pas një konflikti me të vëllain e vet ka qëlluar me çifte për vdekje bashkëshorten e tij shtetasen Afize Lila dhe ka plagosur kunatën F. Lila, 50 vjeçe e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën./noa.al

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img