20,09,2024

Kosovari rrah austriakun për një cigare

Must Read

Një azilkërkues 17 vjeç nga Kosova së bashku me disa bashkëkombës kanë rrahur një 20-vjeçar austriak për një cigare.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar në Aurach am Hongar të Austrisë kur i riu nga Kosova, bashkë me shokët e tij, u zunë me të riun tjetër austriak në qendrën rekreative në Regau.

“Salzburg24.at” raporton se ngjarja ka nisur për një cigare. Kjo pasi që, sipas dëshmitarëve, 17-vjeçari nga Kosova i kishte kërkuar një cigare austriakut, ndërsa ky i fundit kishte refuzuar t’ia jepte, njofton “albinfo.ch”.

I dyshuari kryesor dyshohet ta ketë goditur vazhdimisht në fytyrë dhe në kokë austriakun me shumë forcë derisa ky i fundit ishte shtrirë për tokë. Raportohet se viktima ka pësuar lëndime të rënda, transmeton “Koha.net”.

Prokurori publik i Welsit ka urdhëruar arrestimin e 17-vjeçarit. Ai është dërguar në burgun e Welsit, ndërsa një shok i tij është në arrati.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img