Njëri ka ardhur nga Moska e tjetri nga Brukseli. Sipas asaj që njoftojnë medie të Beogradit, së pari , ambasadori i Rusisë në Beograd Aleksandar Çepurin ka tërhequr vërejtjen se me hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian, lidhjet bilaterale e afariste ndërmjet dy vendeve, do të pësojnë ndryshime.
Në vërejtjen e parë theksi është vënë në ekonomi dhe energjetikë. Çepurin ka thënë pas anëtarësimit ë Serbisë në BE, Zona e tregtisë së lirë Serbi – Rusi – Unioni ekonomik Euroazi do të detyrohet të pushojë.
Në dokumentin e miratuar me titullin “Prioritetet e politikës së përbashkët të Jashtme e të Sigurisë të Bashkimit Europian”, shkruan se Serbia duhet të arrijë rezultate në reformat e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe gradualisht duhet ta harmonizojë politikën e vet të Jashtme me Politikën e Jashtme e të Sigurisë me BE-në.
Fjala “duhet” është ajo që e brengos Serbinë, pasi deri më tash Beogradi ka refuzuar të vendosë sanksione ekonomike ndaj Rusisë të cila i zbaton BE.
.