18,11,2024

Maxhuni merr pjesë në konferencën e shefave të Policisë në SHBA

Must Read

s

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni është duke qëndruar për vizitë zyrtare në San Diego të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në konferencën e shefave të Policisë në kuadër të IACP-së (International Association of Chiefs of Police – Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë).

Në një njoftim për media thuhet se në këtë konferencë pjesëmarrës janë një numër i madh i nivelit të lartë të shefave të Policisë, jo vetëm nga SHBA-ja por edhe nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

“Pjesëmarrja dhe takimi me përfaqësues të organizatave të ndryshme policore, në konferenca të këtij karakteri, mundëson shkëmbimin e përvojave policore, trajtimin e problemeve dhe fenomeneve nga fusha e rendit dhe sigurisë, si dhe njohjen me teknologjitë më të reja të cilat aplikohen në fushën e sigurisë. Po ashtu në këtë konferencë fokus i veçantë i është dhënë luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, krimit të organizuar transnacional si dhe llojeve të tjera të krimit”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.

Kjo konferencë e karakterit policor është një nga konferencat më të mëdha të mbajtura çdo vit në SHBA, ku Policia e Kosovës është mbështetur dhe përkrahur nga ICITAP-i amerikan për të qenë pjesëmarrëse. /KosovaPress/

The post Maxhuni merr pjesë në konferencën e shefave të Policisë në SHBA appeared first on GazetaBlic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img