05,07,2025

Nga reshjet e dendura të shiut, humb jetën një person në Shqipëri

Must Read
Policia shqiptare

Policia e Lezhës njoftoi paraprakisht se ” Më  datë 10.10.2016, rreth  orës 23:40,  si pasojë e  reshjeve të dendura të shiut, në vendin e quajtur “Kodra e Bushit” në Laç, në një kanal ka gjetur vdekjen shtetasi Kol Menga, rreth 48 vjeç,  banues në Laç –  Kurbin.

Nga kryerja e veprimeve  hetimore rezulton se ngjarja ka  ndodhur në mënyrë aksidentale si pasojë  e mbytjes në  ujë .

Në këtë situatë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut, në Laç janë angazhuar forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me  grupe të FNSH-së Shkodër me qëllim ndihmën në evakuimin e banorëve si dhe në çdo rast tjetër në nevojë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img