Këtë të diele është mbajtur Kampionati Individual i Kosovës në karate në qytetin e Pejës.
Në këtë Kampionat KK “Fituesi” nga Ferizaj arriti gjithsej 11 medalje prej të cilave tri të arta, gjashtë të argjendta dhe dy të bronzta.
Kampionati Individual i Kosovës është garë kualifikuese dhe “Fituesi” pritet që në këtë eveniment të përfaqësohet së shpejti me garues të përgatitur më së miri.
Rezultatet e garuesve në Kampionatin Individual të Kosovës 2016 që u mbajt në Pejë
Erblina Pajaziti kampione e dyfishtë
Arbora Behluli kampione
Kreshnik Hasani nënkampion
Behije Mustafa nënkampione
Benjamin Bajrami nënkampion
Fatime Idrizi nënkampione
Suela Shabani nënkampione
Egzon Halili nënkampion
Valdet Mustafa i treti
Anila Bekteshi e treta
Nga radhët e FKK rezultoi e suksesshme Rona Emerllahu e cila u shpalle nënkampione .
“Klubi tregoi rezultate të mira , mirëpo jo nga ato të cilat i prisnim. Si duket ndikoi lodhja nga garat e tepërta ku brenda 1 muaji ka marrë pjesë tri herë brenda dhe jashtë Kosovës , mirëpo duhet të shohin përpara pasi që jemi në një pozitë të mirë që të shpallemi klubi më i mirë pasi rezultatet janë të larta që është dhe qëllimi i këtij viti” tha trajneri Bajram Bajrami.