Ai megjithatë deklaroi që edhe Kosova i pati rastet e saj për të shënuar.
“Ata shënuan në çdo rast që e patën, por sikur edhe në të shënonim në ato raste që i patëm loja do të ishte ndryshe”, ka thënë Rashica, për KTV-në.
“Kemi luajtur me një lojë defansive por në të njëjtën kohë kemi provuar të sulmojmë përmes kundërsulmeve, përmes lojtarëve të shpejtë përpara ta shfrytëzojmë mundësinë për të shënuar”, ka thënë ai.
“Duhet ta japim maksimumin ndaj Ukrainës dhe ta fitojmë ndeshjen. E kemi ditur se do të luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë, por pas dy ditësh kemi ndeshje tjetër dhe do të fokusohemi tek ajo”, ka thënë Rashica.
.