Ndryshimet pritet të jenë në mesfushë dhe sulm. Vendin e lënë bosh nga Enis Alushi, pritet ta zë Eroll Zejnullahu, i cili është i vetmi që luan në pozitën e mesfushorit defansiv.
Të tjerët jane të gjithë ofansiv dhe po ashtu paraqitjet e mira të Zejnullahut me Guinean Ekuatoriale dhe Shqipërinë, favorizojnë Zejnullahun para Alban Mehës e Alban Shalës.
Ndryshimi tjetër priter të bëhet në sulm, ku vendin e Albert Bunjakun, që ishte i vetmi që nuk u dallua me Finlandën, pritet ta zë Bersant Celina, që mund të luajë edhe në atë pozitë.
Ai po shijon super formë me Twenten, nga katër paraqitje ka bilanc prej tri golave.
Më poshtë mund ta shihni formacionin e mundshëm të Kosovës kundër Kroacisë sipas “GazetaOlle.com”.
.