Rreth orës 17:10 kane ndodhur dy aksidente komunikacioni në fshatin Slivovë të Ferizajt
Zëdhënësi i policisë Agim Gashi ka bërë të ditur se në këto dy aksidente janë tre të lënduar të cilët janë dërguar në Qendrën e Emergjencës në Spitalin e Ferizajt. Dy persona janë të lënduar nga aksidenti i parë në mes dy makinave.
Policia e trafikut është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Në Emergjencën e QKMF bëjnë të ditur se të lënduarit janë sjellë me
Ndërsa në ndeshjen e dytë e cila ndodhi pas 10 minutash në të njëjtin lokacion në mes të një personi me motoçikletë dhe një kombi është lënduar vozitësi i motoçikletës.
Në Emergjencën e spitalit bëjnë të ditur së të lënduarit janë nën kujdesin mjekësor dhe është dukë u dhënë ndihma . Njëri ndër të lënduarit( një grua e moshuar) është më e lënduar dhe pritet që sapo të normalizohen shenjat vitale të përcjelljet për në QKUK në Prishtinë.