Në ndeshjen e parë të edicionit vjeshtorë të Superligës së Kosovës në hendboll Kastrioti i Ferizajt i dha një leksion Kosovës së Vushtrrisë duke e mundur me rezultat 36:17.
Hendbollistët e Kastrioti që në ndeshjen e parë treguan se kanë hyrë të përgatitur dhe synim do të jetë titulli i kampionit.
Edhe pse në këtë lojë u dalluan Vlerson Zherka dhe Jeton Bislimi gjatë lojës u tregua se gjithë ekipi ishte mirë i përgatitur dhe me një angazhim ekipor vështirë do ta kenë ekipet tjera me Kastriotin.