22,12,2024

Policia sqaron dëbimin e dy gazetarëve rusë nga Kosova

Must Read
Pika kufitare Kosova - Serbi / Mutivodë

Policia e Kosovës, respektivisht autoritetet e policisë kufitare nga drejtoria për migrim dhe të huaj ka trajtuar rastin duke ndërmarr veprime të menjëhershme sipas procedurave të parapara  dhe ligjeve të aplikueshme në vend. Personat e ndaluar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për të huaj për të vazhduar me procedura të mëtejme sipas ligjit.

Pas verifikimeve të nevojshme është vërejt se përveç që këta persona nuk kanë vizë të RKS-së, nuk kanë të vendosur  as vulën hyrëse e cila vendoset nga autoritetet tona policore në pikëkalimet kufitare.

Përderisa në konsultim me prokurorët kompetent shtetasit në fjalë janë trajtuar në pajtim me  dispozitat e Ligjit për te Huajt për qëndrim të paligjshëm sipas nenit 93 paragrafi 1 pika 1.1. dhe 1.2 si dhe dispozitave ndëshkimore të parapara në nenin 129 paragrafi 1 pika 1.2.

Pra, të njëjtëve, nga autoritetet kompetente policore të RKS-së iu është shqiptuar gjoba sipas ligjit dhe Urdhër Largimi me Forcë, me ndalesë rihyrjeje prej pesë (5) viteve, i cili urdhër do të ekzekutohet menjëherë duke i dërguar me përcjellje policore deri në pikëkalimin kufitar në Merdare, ku do të largohen për në Republikën e Serbisë.

Rast tjetër

Policia po ashtu njofton se me datën 16.09.2016 në hyrje të Republikës së Kosoves nga drejtimi i Serbisë ka ardhë automjeti i tipi Chrysler me targa gjermane me vozitës shtetasi gjerman (me përkatësi ruse B.S ), i lindur me (1947) dhe me banim në Berlin të Gjermanisë, me ç’rast gjatë kontrollit të automjetit  janë gjetur një revole me gas, një karikator dhe pesë fishekë, si dhe dy thika me gjatësi tehu njëra 10 cm dhe tjetra 11 cm .

Me autorizim të Prokurorit kompetent është inicuar rasti i klasifikuar sipas kodit penal të RKS-së ” Posedim i pa autorizuar i armeve” , i dyshuari  mbetet të intervistohet dhe ndalohet derisa të përfundon procedura gjyqësore ndaj tij e cila do të zhvillohet në mënyrë të përshpejtuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img