10,09,2025

Sfarqa: Ferizaj nesër do të jetë qendra e vëmendjes botërore

Must Read

Biden në vitin 2001, si jurist me përvojë të begatshme dhe i përgatitur gjithanshëm, kishte shprehur vullnetin e tij për të shërbyer në Kosovë. Ai shërbeu si këshilltar i lartë në OSBE, konkretisht u mor me ndërtimin dhe menaxhimin e institucioneve juridike të Kosovës, me ç’rast ka trajnuar shumë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj dhe me punën e tij ka ndihmuar dhe mundësuar themelimin e sistemit të ri penal juridik në Kosovë.

qwif-Large-690x380-650x358

Zëvendëspresident Biden në Prishtinë do të qëndrojë me gruan e tij, akademiken Jill Bide.

Mikun e madh të Kosovës, Joe Biden dhe familjen e tij tash e tutje e lidhë edhe një kujtim i bukur me Kosovën ku rruga nacionale që lidh Gjilanin dhe Ferizajn do tw mbajë emrin e djalit të tij, Beau Biden.

Qeveria e Kosovës në muajin qershor ka marrë vendim që rruga nacionale Gjilan-Ferizaj të mbajë emrin “Beau Biden”.

Emri i Joseph Robinette “Beau” Biden III, jurist dhe politikan i njohur amerikan i cili për shkak të një sëmundje të rëndë ndërroi jetë në kulm të karrierës, është i lidhur me Kosovën, me shtetëndërtimin dhe demokratizimin e institucioneve dhe me ndihmën e vazhdueshme që është dhënë nga SHBA-të për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Biden në vitin 2001, si jurist me përvojë të begatshme dhe i përgatitur gjithanshëm, kishte shprehur vullnetin e tij për të shërbyer në Kosovë. Ai shërbeu si këshilltar i lartë në OSBE, konkretisht u mor me ndërtimin dhe menaxhimin e institucioneve juridike të Kosovës, me ç’rast ka trajnuar shumë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj dhe me punën e tij ka ndihmuar dhe mundësuar themelimin e sistemit të ri penal juridik në Kosovë.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa për lajmi.net tha se të gjitha përgatitjet për vizitën e zëvendëspresidentit Joe Biden kanë përfunduar. Ai bëri të ditur se do të vendoset një pllakë apo guri si simbol përkujtimor me emrin e Joseph Robinette “Beau Biden”, si dhe do të inaugurohen edhe një hapësirë  e gjelbëruar përreth këtij monumenti.

“Ferizaj është i nderuar nga vizita e Zëvendëspresident Joe Biden. Ferizaj edhe nesër do të jetë qendra e vëmendjes. Ne këtë vizitë e konsiderojmë si një dëshmi të zhvillimit të partneritetit të thellë  dhe të përhershëm me SHBA-në. Ne jemi të nderuar që kemi qenë bashkë propozues të emërimit të rrugës me emrin e djalit të tij”, tha për lajmi.net kryetari Muharrem Sfarqa.

Zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Joe Biden është  një mik i madh i Kosovës, i cili me punën e tij, bashkë me Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, në mënyrë të vazhdueshme ka kontribuuar në shtet ndërtimin e Kosovës, në zhvillimin e përgjithshëm, në forcimin dhe sigurinë e paqes në rajon. Kjo e bën Familjen Biden mike të vërtetë dhe të përhershme të Kosovës. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img