23,12,2024

Matoshi: Thaçi nuk ka të ndalë me marrëzitë e tij

Must Read

Publicisti dhe analisti, Halil Matoshi ka reaguar ndaj vizitës së presidentit Hashin Thaçi në Gorazhdec.

Ai në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nuk kanë fund marrëzitë e presidentit Thaçit.

Sipas Matoshit, Hashim Thaçi përsëri i përkul para një pllake përkujtimore në të cilën shkruan “Viktima të terroristëve shqiptar” si dhe “Nuk është aq e tmerrshme të vdiset, por të varrosesh për së gjalli”.

Postimi i plotë i Matoshit në Facebook:

“Presidenti i vendit nuk ka te ndal me marrezite e tij!

Ne Gorazhdevc Thaci u perkul serish para nji pllake perkujtimore ne te cilen shkruen: “Zrtve albanskih terorista” (viktima te terroristeve shqiptar) dhe: “Nuk asht aq e tmerrshme te vdiset – por te varrosesh persegjalli”
Ky mbishkrim pa asnji lloj hetimi nuk e pengon Kryetarin e Kosoves Hashim Thacin qe te perkulet para kesaj akuze te paprovueme nga asnji hetuesi dhe nga asnji gjykate!?

Me keso aktesh Presidenti i vendit per t’u imponu si figure unifikuese ne vend dhe per te hequr dyshimet nga vetja, po paragjykon shqiptaret pa asnji prove – se paskeshin vrare keta femije serbe – te cilet vertet kushdo qe i ka vrare asht nji kriminel i lig;

Mirepo paragjykimi nga ana e Presidentit (fajesimi i “shqiptareve terroriste”) edhe nese gjendet vrasesi (vrasesist) kurre ma nuk lejon nji gjykim te drejte e te paanshem lidhun me kete rast.

Me 13 gusht 2003 ishin vrare nga dora kriminale Ivan Jovović (19) dhe Pantelija Dakić (12), kurse ishin plagosur rand shoket e tyre Đorde Ugrenović (20), Bogdan Bukumirić (14), Marko Bogićević (12) dhe Dragana Srbljak (13), derisa po laheshin ne Lumbardh.

Ne anen tjeter, kushdo qe ka pase interes me e dite te verteten e di se njisitet e DB-se (spiunet fashiste te Millosehviqit) kane vra vet femije serb, per t’i fajesu shqiptaret dhe kjo asht provu dhe pranu nga zyrtaret serbe, psh. ne rastin e kafeterise “Panda” ne Peje.

Atebote jane vrare femijte serbe nga vet njesitet serbe per ta legjitimuar agresionin ndaj popullesise civile ne rajonin e Pejes dhe per kete asht akuzu shefi i “Beretave te kuqe” krimineli me damke Legija nga vet shefi i Sigurimit te shtetit serb Markovic, porse Legija ka thane se ai kete e ka ba me urdhen te DB-se dhe Markovicit.

E kam thane edhe ne rastin e Staro Grackos, se Presidenti asht adshte ta nagazhohet per zbardhejen e ktyne rasteve dhe fajtoret e vertet te sillen para drejtesise, (ka pushtet absolut ne vend qe 17 vjet) por jo t’i fyej te gjithe shqiptaret per vrasje, terror e terrorizem.

Ai nuk e ka te drejten t’i fyej viktimat civile shqiptare – kam qene vet viktime – e kam perjetu “holokaustin” ne nji kamp perqendrim serb) Kete logjike kurre s’e pranoj! (Shih: http://www.kurir.rs/rade-markovic-dao-nalog-da-se-ubiju-srp…) “, ka shkruar Matoshi në Facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img