07,05,2024

Gashi për demarkacionin: Komisioni Shtetëror ka gabuar!

Must Read

Marrëveshja e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi pritet që të votohet me 1 shtator nga deputetët e Kuvendit. Derisa subjektet opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma) kanë shprehur qëndimin e tyre kundër, janë edhe disa deputetë të pozitës (LDK-PDK) që kanë shprehur qëndrimet kundër kësaj çështje.

Deputeti nga partia e Isa Mustafës, Arben Gashi në një prononcim për “Indeksonline” nuk ka treguar se si do të votoj për demarkacionin, mirëpo ka akuzuar Komisionin Shtetëror për gabimet që ka bërë me rastin e vijës kufitare.

“Unë kam mendimet e mia dhe vlerësimet e mia nga ato çfarë kam parë Por mënyra siç është bërë demarkacioni është e gabueshme. Nuk mundem me paragjyku situatën që ka ndodhur me 1 shtator. Na bazë të vlerësimit të deritanishëm, të fakteve, komisioni shtetëror ka gabuar”, ka thënë ai.

Ndryshe, në mbledhjen e kryesisë së LDK-së, të mbajtur dy ditë më parë, krerët e kësaj partie kanë siguruar që demarkacioni do të kaloj me 1 shtator dhe se deputetët e saj do të votojnë pro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img