Sot përfunduan dy ndeshjet gjysmë-finale të Play-Offit në Ligën Institucionale.
– Në ndeshjen e parë FSK morri biletën për finale duke mposhtur në një ndeshje fantastike skuadrën e Policisë me rezultat 3:0.
Fillimi i ndeshjes ishte mjaft interesant, dhe pjesa e parë në tërësi i takoi KF Policisë, por përkundër të gjitha rasteve, Policia asesi nuk arriti të gjejë rrugën e golit, për të shkuar në pushim skuadrat me rezultat 0:0, për ti lënë vend spektaklit në pjesën e dytë. Ligji i pashkruar i futbollit ”Kur nuk shënon, pëson” erdhi në shprehje në këtë ndeshje. Pjesën e dytë më mirë e filloi FSK, e cila arriti shpejtë të gjejë golin përmes Pajtim Parteshit.
Më pas një autogol i Policisë sikur i shuajti shpresat e kësaj skuadre për rezultat pozitivë. Kështu që FSK me golin e 3-të nga Shefqet Ademi, siguron një vend në finalen e madhe të Play-Offit të Ligës Institucionale.
– Takimi tjetër gjysmë-final u zhvillua mes Gjykatës dhe SHFMU ”Imri Halili”, ndeshje të cilën e fitoi skuadra e SHFMU ”Imri Halilit” me rezultat 5:3.
U zhvillua një super ndeshje, dhe nën një atmosferë brilante të dy skuadrat dhuruan spektakël qysh në pjesën e parë. Serinë e golave e nisi Fatlum Maloku, kurse Gjykata, me golin e Bashkim Hysenit shpejt u kthye në lojë. Megjiathë, pjesa e parë u përmbyll me rezultat 2:1 për Shfmu ”Imri Halilin”. Pjesën e dytë më mirë e nisi skuadra e Shfmu ”Imri Halilit”, dhe më meritori për këtë ishte Basri Osmani, për të cilin siç duket ishte dita e tij, i cili në këtë ndeshje shënoi plot 3 gola.
Edhe pse Gjykata, tentoi rikthimin me golat e Besnik Aliut dhe Lulzim Kozhanit, kjo skuadër nuk arriti të bëjë një gjë të tillë.
Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 5:3. Pas kësaj humbje, skuadrës së Gjykatës, i mbetet të vazhdojë luftën në garat e kupës.
– Të katër skuadrat i falemnderojmë për lojën fair-play, dhe për spektaklin e dhuruar. /AJ