26,12,2024

Liga Institucionale në Ferizaj: SHFMU ”Imri Halili” dhe Policia shkojnë në gjysmë finale

Must Read

Janë zhvilluar 2 ndeshjet qerek-finales së garave Play-Off në Ligën e parë Institucionale.
U zhvilluan 2 super ndeshje në mes skuadrave pretendente për titullin e më të mirit, ku ishim dëshmitarë të asaj se futbolli është mbi të gjitha.
– Në ndeshjen e parë, Policia arriti me mjaft mund ta mposhtë Shoqatën e Farmacistëve me rezultat 3:2.
Padyshim që heroi i ndeshjes ishte top-lojtari i Policisë, Arian Obrazhda, i cili me një hetrik arriti ta dërgojë skuadrën e tijë drejt ndeshjeve gjysmëfinale.
Edhe Shoqata tregoi shpirtin e sajë luftarak, dhe për asnjë moment nuk u zbraps nga dëshira për triumf, mirëpo në fund fitores iu gëzua skuadra e Basri Shabanit.
– Në ndeshjen e dytë, protagonistë të futbollit fair-play dhe të bukur ishin skuadra e Zjarrëfikësve dhe SHFMU ”Imri Halili”.
Në pjesën e parë u zhvillua ndeshje shumë interesante dhe e ngushtë, të cilën e tregon edhe rezultati i pjesës së parë, 3:2 në të mirë të SHFMU ”Imri Halilit”.
Edhe pse Zjarrëfikësit në pjesën e dytë tentuan rikthimin, 2 golat e Fatlum Hajrullahut, dhe një i Fatlum Malokut, ishin vendimtar dhe vulosën fitorën e SHFMU ”Imri Halili”.
Kështu skuadra e Arben Halilit merr biletën për ndeshjet gjysmë-finale, kurse skuadra e Zjarrëfikësve sukseset do i kërkojë në sezonin e ardhshëm.
/AJ

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img