16,05,2024

9 vite burgim ndaj të akuzuarve se i vunë zjarrin një restoranti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Must Read

Ferizaj- Gjykata Themelore në Ferizaj i ka dënuar me nga 3 vite burgim (secilin veç e veç) të akuzuarit Besart Mulaku, Kushtrim dhe Festim Krasniqi, të cilët akuzoheshin se në vitin 2020 i kanë vënë flakën restorantit “Berlini” në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve është shpallur më 20 korrik 2022, nga gjykatësja Hakile Ilazi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, për veprën penale në bashkëkryerje “Zjarrvënia” të akuzuarit Besart Mulaku dhe Kushtrim Krasniqi, u dënuan me nga 3 vite burgim, në të cilin do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Ndërsa, për të akuzuarin Festim Krasniqi, prokuroria është tërhequr nga akuza ndaj tij sa i përket dispozotivit të parë të aktakuzës, me arsye se nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Zjarrvënia”.

Kështu, sipas aktgjykimit, i akuzuari Festim Krasniqi u shpall fajtor për veprën penale “Shtytja në kryerjen e veprës penale zjarrvënia” dhe i njëjti u dënua me burgim në kohëzgjatje prej 3 viteve, në të cilin do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, të akuzuarit obligohen t’i paguajnë shpenzimet e procedurës dhe atë paushallin gjyqësor prej 100 euro si dhe 30 euro për kompensimin e viktimave, secili veç e veç.

Të dëmtuarit, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, janë udhëzuar në kontest civil.

Ndryshe, sipas aktakuzës, më 6 korrik 2020, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, gjegjësisht në restaurantin “Berlini”, të akuzuarit Besart Mulaku, Kushtrim Krasniqi dhe Festim Krasniqi në bashkëkryerje, me dashje kishin ndezur zjarrin në restaurantin e lartcekur dhe atë, pas marrëveshjes paraprake që të njëjtit kishin bërë me të akuzuarin Festim Krasniqi, për shkak se ky i fundit kishte pas mosmarrëveshje të mëhershme me pronarin e këtij lokali, tani të dëmtuarin Gzim Uka.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit, në natën kritike fillimisht ishin takuar të tre së bashku, e më pas ishin nisur me veturën “Golf 4“, ngjyrë e kaltër dhe se gjatë rrugës ata ishin ndalur në pikën e derivateve “Ram Petrol” në fshatin Banullë të Komunës së Lipjanit, ku i pandehuri Kushtrim kishte dalë nga vetura dhe kishte mbushur me benzinë një bidon 10 litërshe, e pastaj kishin vazhduar rrugën

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Afrim Kurti zgjidhet kryetar i Klubit të Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj

Klubi i gazetarëve "Haki Braha" në Ferizaj, në kuvendin e mbajtur me 15.05.2024, në mënyrë unanime ka zgjedh gazetarin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img