18,04,2024

Forumi i Gruas Demokratike në Ferizaj përkujton demonstratat e vitit 1981 (Foto)

Must Read

Në organizim të Forumit të gruas Demokratike,dega në Ferizaj në shënimin e përvjetorit të demonstratave të vitit 1981 është organizuar homazhe te varrezat e dëshmorëve në Ferizaj.

Në këtë tubim përkujtimor morën pjesë  edhe Justina Shiroka-Pula,kryetare e Forumit të Gruas demokratike, Elmi Reçica dhe Agim Aliu  deputet në Parlamentit të Kosovës, Nehat Mustafa, zëvendësministër në MPB , aktivistë të forumit të Gruas Demokratike në Ferizaj dhe familjarë të dëshmorëve.
Në kuadër të këtij aktiviteti janë mbjellë edhe 62 fidanë të pishave të cilat do të mbajnë emrat e dëshmorëve.
Me këtë rast u përkujtua periudha e demonstrative të viti 1981, demonstrate të cilat në atë kohë drodhën themelet e shtetit të ish Jugosllavisë.
“Demonstratat e vitit 1981 janë vazhdimi i rezistencës kombëtare për liri dhe pavarësi e cila vazhdoi deri në qershorin e vitit 1999,e ku kulminacioni u arrit me 17 Shkurt të vitit 2008 ,me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Pa demonstratat e vitit 1981 dhe pa dëshmorët e asaj lëvizje nuk do të kishim as lirinë,as pavarësinë e as UÇK-në. Nderi dhe respekti është i përhershëm për të gjithë dëshmorët që ranë në altarin e Lirisë” tha Elmi Reçica,deputet i Parlamentit të Kosovës.
Ndërsa kryetarja e Forumit të Gruas demokratike në Ferizaj, Hanife Salihu tha se ky organizim është bërë me qëllim të përkujtimit të demonstrative të vitit 81 dhe dëshmorëve të rënë.
“Qëllim i këtij organizimi ka qenë përkujtimi I demonstrative të vitit 1981 dhe të gjitha periudhave historike të popullit tonë për Liri.Për nder të dëshmorëve të kombit kemi mbjellë 62 fidane të pishave të cilat do të mbajnë emrat e dëshmorëve tha Hanife Salihu.
Këtë e ka përshëndetur edhe Justina Shiroka- Pula, kryetare e Forumit të Gruas Demokratike dhe kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve ,Gafurr Bytyqi.

12915157_1025875614126018_1039931177_o 12915047_1025872937459619_2066647573_o

12476899_1025874720792774_1480333329_o 12903504_1025876117459301_1294514844_o 12914708_1025873704126209_5724986_o  12914759_1025873110792935_656772086_o 12914855_1025873150792931_558030709_o 12914908_1025872850792961_1420264330_o 12915008_1025873817459531_854937447_o 12915047_1025872937459619_2066647573_o 12919570_1025876024125977_1216646219_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img