Ky grup u arrestua gjatë aksionit policor “Vetëtima”, që u kry gjatë tetorit të vitit të kaluar, me dyshimin se grupi ishte logjistikë e grupit të Kumanovës. Prokuroria akuzon se ky grup nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në sulmin në Goshincë dhe në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë, por vetëm se ka pasur kontakte direkte dhe telefonike me grupin e Kumanovës, duke i dhënë mbështetje logjistike.
Të dyshuarit janë nga fshatrat Hotël, Mateç, Haraçinë dhe Brezë. Avokatja mbrojtëse, Artene Ademi tha se personat e dyshuar janë të pafajshëm dhe se nuk ka bazë për akuzat e ngritura ndaj tyre, raport i TV21 në Shkup.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=YFdfkN69pEQ?feature=oembed&w=640&h=360]
The post 8 persona të dyshuar si logjistikë e grupit të Kumanovës (VIDEO) appeared first on Lajminet.