03,12,2024

7 mënyra se si t’i shpëtoni gripit

Must Read

Çdo vit, një i rritur rrezikon të përjetoj dy ose tri ftohje. Por, megjithatë kjo nuk do të thotë se ju kurrsesi nuk mund t’i shpëtoni gripit të stinës së dimrit, shkruan Express.

Në fakt ka disa mënyra me anë të të cilave mund t’i ikni ftohjeve.

Më poshtë Gazeta Express sjell listën e gjërave që duhet t’i bëni në mënyrë që të kaloni stinën e dimrit të shëndetshëm:

1. Hani jogurt në mëngjes

Produktet të cilat ndihmojnë tretjen, sipas ekspertëve mjekësorë, kanë ndikim të madh edhe në evitimin e viruseve. Produktet e qumështit evitojnë 12 për qind më shumë infeksionin në sistemin e frymëmarrjes.

2. Mbani një dritare hapur

Gjatë dimrit izolohen sa më shumë dhomat. Por, preferohet që gjatë ditës për disa orë të mbahet hapur një dritare për rifreskim të ajrit brenda.

3. Bëni gjumë të rregullt

Gjatë dimrit, me zgjatjen e natës është një mundësi e mirë që të flini më shumë orë.  Njerëzit që flenë shtatë orë kanë mundësi që të prekën nga gripi tri herë më shumë se ata që flenë tetë orë.

4. Rrini larg të ftohurve

Viruset që dalin nga teshtitja mund të shpërndahen deri në gjashtë metra. Mund të duket si mungesë edukate, por për të mirën tuaj, kërkoni falje dhe largohuni nga njerëzit që teshtinin apo kolliten.

5. Pini sa më shumë ujë

Uji ndihmon në pastrimin e sistemit të tretjes dhe të gjithë organizmit tuaj. Prandaj konsumohet që cdo ditë të konsumoni deri në dy litra ujë.

6. Mos prekni buzët me dorë

Nëpërmjet duarve keni kontakt me gjithçka. Dhe, është diçka instiktive që brenda një ore të prekni disa herë fytyrën. Kjo ndikon që t’i bartni viruset në gojën tuaj. Një mënyra për të evituar prekjen e shpeshtë të fytyrës të ulen mbi duar tuaja.

7. Hani një lugë mjaltë për çdo ditë

Ftohjet shënohen me skuqje të fytit dhe mjalti konsiderohet si një shurup i fortë dhe efikas për fytin. Prandaj, konsumimi i mjaltit shëron fytin tuaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img