03,05,2024

7 maji ditë vendimtare për Kosovën?

Must Read

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohen në Berlin, më 7 maj.

“Më 7 maj ai do të mbërrijë në Berlin, ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel dhe ministrin e Jashtëm, Heiko Maas për të diskutuar çështje të shqetësimit të përbashkët, si Ukraina, Rusia, Kina, Siria dhe Ballkani Perëndimor”, ka njoftuar shërbimi për shtyp i Departamentit amerikan të Shtetit.
Gjithashtu thuhet se më 6 maj ai do të mbërrijë në Rovaniemi, Finlandë, ku do të marrë pjesë në Takimin e Njëmbëdhjetë Ministerial të Këshillit Arktik. Ai gjithashtu do të mbajë një fjalim për politikën e Arktikut të SHBA-së.

“Më 7 maj, ai do të mbërrijë në Berlin, ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel dhe ministrin e Jashtëm, Heiko Maas për të diskutuar çështje me interes të përbashkët, si Ukraina, Rusia, Kina, Siria dhe Ballkani Perëndimor”.

“Më 8 maj ai do të udhëtojë për në Londër. Atje ai do të takohet me Kryeministren Theresa May dhe Sekretarin e Jashtëm për të diskutuar prioritetet e përbashkëta globale. Ai gjithashtu do të mbajë një fjalim mbi Marrëdhëniet e Veçanta të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar”.

“Më 9 maj, ai do të udhëtojë në Nuuk, Grenlandë, për t’u takuar edhe me kryeministrin e Grenlandës, Kim Kielsen”, thuhet në njoftim.

Siç kanë shkruar mediat e huaja, presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe kancelarja gjermane Angela Merkel në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Mynih në shkurt të këtij viti diskutuan mënyrat për të kundërshtuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.
Ndërsa në prill, thuhet më tej, Merkel nënvizoi nevojën për lirimin e marinarëve ukrainas të kapur nga Rusia në Strait Kerch nëntorin e kaluar.
>Ndryshe, më 22 prill, pas presidentit amerikan Donald Trump, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, edhe Merkel e përgëzoi presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Volodimir Zelensky, për fitoren në zgjedhje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img