26,04,2024

53 profesorë me dy e më shumë vende pune me orar të plotë

Must Read

rektorati-i-up-1

Pesëdhjetë e tre profesorë universitarë kanë përfituar jashtëligjshëm duke lidhur kontrata pune si staf i rregullt me dy e më shumë institucione të arsimit të lartë.

Burime të “Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se shumica nga këta profesorë kanë lidhur kontrata të rregullta pune në dy e më shumë kolegje private, por ka nga ta që kanë kombinuar marrëdhëniet e punës me orar të plotë në sektorin publik dhe në atë privat.

Institucionet me të cilat ata kanë lidhur kontratë kanë shfrytëzuar emrat e tyre për të akredituar programet e studimeve.

Kjo, meqë, sipas Udhëzimit Administrativ për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë, njëri nga kriteret është që institucionet e arsimit të lartë (IAL), programi studimor, duhet të kenë së paku tre profesorë që kanë gradën shkencore-doktor shkence.

Manipulimin me dy e më shumë kontrata të plota e konfirmon edhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA).

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img