28,03,2024

5 gjërat që është mire të dini për kancerin e qafës së mitrës

Must Read

“Pak informacione mund të ju ndihmojnë shumë në luftën kundër kancerit të qafës së mitrës.”

Në fakt, sa më shumë që vajzat e reja dhe gratë të dinë për sëmundjen, aq më të mëdha janë shanset e tyre për të qenë në gjendje ta parandalojnë atë, thonë ekspertët e kancerit nga “City of Hope”, një qendër e trajtimit dhe kërkimit të kancerit në Kaliforni.

Ekspertët kanë treguar qe shkalla e vdekjeve nga kanceri i qafës së mitrës ka rënë me më shumë se 50 përqind në katër dekadat e fundit pasi gratë kanë mësuar më shumë rreth rrezikut të tyre, ndërsa Pap-teste kanë bërë një numër në rritje i grave, të cilat ndihmojnë mjekët të kontrollojnë sëmundjen.

Sidoqoftë, për shkak se ky kancer shpesh nuk ka shenja paralajmëruese të hershme, ekspertët e qendrës së trajtimit dhe kërkimit të kancerit në Kaliforni “City of Hope” i nxitin gratë të mbrojnë shëndetin e tyre duke mësuar pesë gjëra rreth kancerit të qafës së mitrës:

Afërsisht 99 përqind e kancereve të qafës së mitrës shkaktohen nga ky infeksion seksualisht i transmetueshëm. Tipet më të zakonshëm të virusit, HPV 16 dhe HPV 18, janë përgjegjës për rreth 70 për qind të të gjitha rasteve të sëmundjes. Afërsisht 14 milion infeksione të reja HPV zbulohen çdo vit. Disa pastrohen dhe largohen, por infeksionet që vazhdojnë mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore.

. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka aprovuar tre vaksina HPV. E para ishte Gardasil, e aprovuar në 2006, për të mbrojtur nga HPV  16 dhe HPV 18. Në vitin 2009, FDA miratoi Cervarix. Një vaksinë e tretë, Gardasil 9, e cila u tregua se ishte 97 për qind efektive në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, vulvës dhe vagjinës dhe mbrojtjen nga llojet shtesë të llojeve HPV me rrezik të lartë, u miratua në 2014. Rekomandohet që djemt e rinj / burrat dhe vajzat e reja / gratë të moshës 9 deri në 26 vjeç, të vaksinohen kundër HPV.

“City of Hope” sugjeron që kjo mund të jetë për shkak të frikës nga diskriminimi, përvojave të

këqija me mjekët në të kaluarën dhe keqinformimit në lidhje me kancerin e qafës së mitrës. Kjo është shumë shqetësuese dhe për këtë arsyeje kampanja të ndryshme janë bërë në gjithë botën për të rritur vetëdijen dhe për të nxitur të gjitha gratë pavarësishtë drejtimit të tyre seksual që të bëjnë kontrrolle rutinore të qafës së mitrës.

Kjo duhet të përfshijë një ekzaminim vjetor të legenit dhe një Pap-test periodik, i konsideruar si një kontrollë rutinë për kancerin e qafës së mitrës. Për një Pap-test, qelizat mblidhen nga qafa e mitrës, në mënyrë që ato të mund të ekzaminohen për çdo anomali. Gratë në të 20-tat e tyre duhet të bëjnë një Pap-test çdo tre vjet, për sa kohë që rezultatet e tyre mbeten normale. Gratë 30 deri në 64 vjeç duhet të bëjnë një Pap-test çdo pesë vjet, për sa kohë që rezultatet e tyre mbeten normale.

Kanceri i qafës së mitres mund të shkaktojë gjakderdhje, por shumë gra përjetojnë cikël menstrual të parregulltë, kështu që kjo mund të mos duket e pazakontë. Shpesh, sëmundja nuk shkakton dhimbje ose shenja të tjera të dukshme paralajmëruese, duke e bërë kontrollimin shumë më të rëndësishëm. Gratë që dyshojnë për një problem nuk duhet të injorojnë simptomat e tyre dhe të kërkojnë një vlerësim mjekësor.

Më poshtë gjeni 7 fakte të tjera në lidhje me parandalimin, zbulimin dhe trajtimin e kancerit të qafës së mitrës:

Përafërsisht 12,000 gra diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës çdo vit;

Kanceri i qafës së mitrës zakonisht nuk ka simptoma në fazat e hershme.

Kur gjendet në fazën parakanceroze, kanceri i qafës së mitrës është 99 për qind i shërueshëm me

trajtimin dhe ndjekjen e duhur.

Ndodh më shpesh tek gratë që janë mbi moshën 30 vjeç.

Faktorët e rrezikut përfshijnë: HPV, HIV, mosha, pirja e duhanit, kryerja e marrëdhënieve seksuale

para moshës 18 vjeç dhe shumë partnerë seksualë.

Simptomat në fazat e mëvonshme përfshijnë gjakderdhje ose shkarkim jonormal, si dhe dhimbje

gjatë marrëdhënies seksuale.

Trajtimi për kancerin e qafës së mitrës përfshin kirurgji, terapi rrezatimi, kimioterapi, terapi

biologjike ose interferon.

ECMI Kosovo realizon projektin 18 muajsh CARES – Cross-border Actions in the Reproductive Health Sector / “Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues CARES” qëllimet kryesore të këtij projekti përfshijnë prokurimin e pajisjeve për qendrat shëndetësore, organizimin e fushatave promovuese për parandalimin e kancerit, ngritjën e vëtëdijes për rëndësinë e kontrollave rutinore, publikime të ndryshme mbi shëndetin riprodhues, konferencë ndërkufitare etj. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, dhë në Mal të Zi është bashkëfinancues Ministria e Administratës Publike. Ky projekt zbatohet nga FORS Montenegro së bashku me Qendrën Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova). Si përfitues direkt të këtij projekti janë shteti i Kosovës dhe Malit të Zi, specifikisht komunat Andrijevica, Berane, Bijelo Polje, Gusinje, Petnjica, Plav, Kolasin Mojkovac dhe Rozhaj në Mal të Zi dhe komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhë Gjakovë në Kosovë. Ky njoftim u përgatit me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e artikullit është përgjegjësi e vetme e Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohët si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian. Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img