26,12,2024

470 biznese të reja u regjistruan vetëm gjatë këtij viti në Ferizaj

Must Read

Ferizaj, kryeqendra e zhvillimit ekonomik, edhe këtë vit regjistroi një statistikë pozitive në të bërit biznes. Kjo falë edhe kushteve e infrastrukturës së krijuar nga institucionet komunale për zhvillimin e bizneseve dhe eliminimin e burokracive për regjistrimin e bizneseve.

Vetëm këtë periudhë të vitit 2020, nga Zyra e Regjistrimit të Bizneseve në kuadër të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik raportohet për regjistrimin e 470 të reja në Komunën e Ferizajt.

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi tha se me përmirësimin e kushteve nga qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, orientimin në investime të digjitalizimit të shërbimit si dhe hapjes së Zyrës së Zhvillimit Ekonomik, të gjithë të interesuarit për hapjen e bizneseve, i ofrohen lehtësira për regjistrimin e bizneseve si dhe gjithë pakon tjetër mbështetëse nga zyrtarët kompetent të fushës.  

Numri prej 470 bizneseve të reja të regjistruara vetëm gjatë kësaj periudhe kohore në Ferizaj është tregues pozitiv për ritmin e zhvillimit ekonomik lokal, aq më tepër kur kemi parasysh se ky vit është sfidues – determinuar nga gjendja epidemiologjike në vend. Madje, ditëve në vijim, për ta shtuar këtë mbështetje, Komuna e Ferizajt do të vazhdoj me skemat mbështetëse për ndihmë konkrete të bizneseve, përmes pajisjeve dhe materialeve të punës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img