17,05,2024

4 mijë e 397 raste pozitive me COVID-19. 185 raste në Ferizaj

Must Read

Shifra alarmante përmban sot raporti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Katër mijë e 397 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit, njofton MSh.

16 mijë e 307 persona u testuan, ndërkohë 607 u shëruan. Numri i rasteve aktive është mbi 25 mijë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.459 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës.

-Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Deri më sot janë dhënë 65.147 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

-Nga 16.307 testime, 4.397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Sot janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333.

-Në total numri i rasteve aktive është 25.458.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img