15,01,2026

34 të vdekur nga sëmundja e Ebolas në Kongo

Must Read

 

Më 1 gusht, Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti njoftoi për përhapjen e dhjetë të saj.

Vetë kjo ministri dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) konfirmuan se përhapja apo shpërthimi  i nëntë i kësaj sëmundje ishte eliminuar me sukses.

Doktor Peter Lengu, një zyrtar i kësaj ministrie, tha se shumica e vdekjeve nga ethet hemorragjike të Ebolas kanë ndodhur në fshatrat Mabalako dhe Mangina Magina në Kivu të Veriut.

“Ekipet e punonjësve shëndetësorë nga OBSH-ja dhe Ministria e Shëndetësisë janë në terren për të trajtuar viktimat dhe për të bërë imunizimin e njerëzve në fshatra, ku është raportuar epidemia”, tha Lengu.
Në pjesën veriore të Kivu, Lengu deklaroi se aktualisht janë duke u trajtuar 43 raste, prej të cilave 16 janë konfirmuar dhe 27 të tjera janë raportuar si të mundshme.
Në të kaluarën, dhjetëra njerëz vdiqën nga kjo sëmundje në vendin qendror afrikan.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img