27,04,2024

33-vjeçarja humb kontrollin dhe shkakton vetaksident në rrugën Ferizaj – Gjilan, dërgohet në QKUK

Must Read

Një vetaksident ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në magjistralen Ferizaj – Gjilan, saktësisht në fshatin Mirosale, ku si pasojë është lënduar shoferja që po drejtonte veturën.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, me ç’rast 33-vjeçarja ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë jashtë rrugës.

Si pasojë e lëndimeve të marra ajo është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt, ku pas dhënies së ndihmës së parë është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm, raporton Gazeta Sinjali.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img