12,12,2025

30 dhjetor – Dita e Veteranit të UÇK-së

Must Read

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot shënon Ditën e Veteranit, ditë kjo që nderon kontributin dhe sakrificën e gjithë bashkëluftëtarëve për lirinë e Kosovës.

Në nder të kësaj dite, të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, ftoheni sot me datë: 30.12.2019, ora 10:00, në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj.

Në këtë ditë kujtojmë shokët Dëshmorë të Kombit, kujtojmë bashkëluftëtarët që nuk janë më në mesin tonë, kujtojmë me krenari lavdinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ardhja juaj në homazhe nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve për liri.

Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve, lavdi shokëve tanë që nuk janë më në mesin tonë!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përgatitet për reshjet, fermerët e mirëpresin projektin

Për shkak të vërshimeve të mundshme, Komuna e Ferizajt ka nisur pastrimin e shtretërve të lumenjve, në mënyrë që...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img