26,12,2024

3 Medalje Ndërkombëtare për vendin nga “PODGORICA OPEN 2016” – Mali i Zi

Must Read

Më 30 Prill, 2016, Klubi i Taekwondo-së “Shqiponja” nga Kaçaniku është përfaqësuar në Turneun Ndërkombëtar të Taekwondo-së “PODGORICA OPEN 2016” në Mal të Zi.

Në këtë turne   morën pjesë 8 shtete të ndryshme, dhe garat u zhvilluan  në gjithsej 4 arena. Klubi Kaçanikas i Taekwondo-së (KTSH) ka arritur që t’i siguroj gjithsej 3 medalje ndërkombëtare, prej të cilave 2 të bronzta  dhe 1 medalje të artë.

Kjo pjesëmarrje renditet e 7-ta vetëm për Sezonin Dimëror të vitit 2016 (pjesa e parë e vitit 2016), ndërsa pjesëmarrje të tilla priten që të zhvillohen edhe gjatë Sezonit Veror (pjesës së dytë) të vitit 2016.

“Ne, shprehim mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit e Klubit të Taekwondo-së “Shqiponja” nga Kaçaniku të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të madh për vendin, të cilin kontribut akoma edhe kësaj dite janë duke e vazhduar edhe pse me një mbështetje minimale nga institucionet përgjegjëse-kompetente” tha  Malsor Tafa,udhëheqës i klubit dhe  refer ndërkombëtar i Taekwondo-së

111 [55260420]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img