18,11,2024

24-vjeçarja nga Ferizaj që keqpërdorë dhe mbeti shtatzënë është keqtrajtuar edhe nga motra e saj

Must Read

Një vajzë 24-vjeçare nga Ferizaj ka qenë vi,ktimë e tra,fikimit për disa muaj rresht. Personi që dyshohet se manipuloi me të e ka tra,fikuar të paktën edhe te gjashtë persona të tjerë, për ofrimin e shë,rbimeve seksuale. Për pasjoë ajo ka mbetur shtatzënë dhe shumë shpejt pritet ta sjellë në jetë një fëmijë.

Sipas raporteve mjekësore, vajza ka aftësi të zvogëluar mendore dhe përveç keqtrajtimit nga personat e dyshuar, ajo është su,lmuar fizikisht edhe nga motra e saj, pasi edhe kjo e fundit ka aftësi të zvogëluar mendore.

Për gjendjen shëndetësore të 24 vjeçares, Gazeta Express ka biseduar me Udhëheqësen e Shërbimeve Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi-Braha, ajo tha se rasti i 24-vjeçares është referuar në muajin gusht, e cila më pas ka qëndruar pesë ditë në strehimore dhe aktualisht ndodhet te familja e saj biologjike.

“Rasti i saj është referuar rast që është keqtrajtuar prej motrës së saj e cila po ashtu ka aftësi të zvogëluar mendore. Ndërsa 24-vjeçaren e ka referuar në polici gjyshja e saj. Më pas ka qenë në strehimore për pesë ditë, tani është kthyer te familja biologjike e saj”, tha Rexhepi-Braha për Gazetën Express.

Ajo tha se 24-vjeçarja ka bërë disa muaj të shtatzënisë dhe sipas vizitave mjekësore dhe gjinekologut, fëmija është mirë dhe ka peshë normale.

Rasti i saj mbështetet nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj, institucion ky që i ofron shërbime psiko-sociale, vizita gjinekologjike, këshilla etj.

Policia e Kosovës e ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin kryesor për rastin e 24-vjeçares, i cili dyshohet se e ka tra,fikuar me persona të ndryshëm dhe në lokacione të ndryshme. Bëhet fjalë për të paktën gjashtë persona të tjerë, njëri nga ta shtetas i Shqipërisë, të cilët me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, tha për Gazetën Express se ndaj të dyshuarit, prokurori i rastit do të bëjë kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Sipas ekspertizës së mjekëve, vajza ka zhvillim të ulët mendor, ajo është pasojë e trafikimit dhe për rastin e saj është ndaluar një person. Prokurori i rastit do t’i zgjerojë hetimet dhe do të kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit”, tha Jashari për Gazetën Express.

I pyetur nëse 24-vjeçarja është intervistuar nga prokurori, Jashari tha se 24-vjeçarja nuk është intervistuar akoma, pasi duhet bërë një ekspertizë për të konstatuar saktë zhvillimin e saj.

Gazeta Express merr vesh se në këtë fazë i dyshuari përrastin e 24-vjeçares ka mohuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet, ndërsa mosha e tij është rreth 35 vjeç.

Policia ka njoftuar mëngjesin e sotëm se rasti i saj është hapur .

Njoftimi i plotë i policisë:

TRAFIKIM ME NJERËZ/ Ferizaj Shkurt-Nëntor 2020 – NN. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti kishte shfrytëzuar dhe manipuluar 24-vjeçaren f/k (me aftësi të zvogëluar mendore), me persona të ndryshëm, në lokacion të ndryshme. Lidhur me rastin, janë shoqëruar edhe gjashtë të dyshuar meshkuj, pesë m/k dhe një shtetas i R. Shqipërisë, nën dyshimin për shërbime seksuale të 24-vjeçares së trafikuar. 24-vjeçarja është dërguar për ekzaminim mjekësor në QPS Ferizaj dhe është vërtetuar se është me barrë (shtatzënë). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa gjashtë të dyshuarit e shoqëruar janë liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img