30,04,2024

Ja huq MASHTI- Rezultatet e Testit të Maturës dalin gabim

Must Read

Gajtë dits së sotme MASHTI ka publikuar rezultatet e Testit të MAturës 2022.

Nga rreth 22 mijë maturantë që iu nënshtruna provimit të maturës, asnjë nxënës nuk ka arritur që t’i marrë 100 pikë.

Kështu tha në Radio Klan Kosova FM, Fatmir Elezi, shef i Divizionit për Sta Elezi tha se vetëm një nxënës ka arritur të marrë 95 pikë derisa 77 i kanë mbi 90 pikë.

“Kemi rast me 95 pikë, ndërkaq vetëm 0.4 për qind e nxënësve i kanë mbi 90 pikë, ose 77 nxënës janë mbi 90 pikë. Janë mbi 22 mijë maturantë”, tha Elezi.

Ai theksoi se rreth 6 mijë maturantët që nuk kanë arritur ta kalojnë provimin e maturës në afatin e parë do t’i nënshtrohen në afatin e dytë në muajin gusht.

Për të kaluar me sukses testin e maturës nga 100 pyetje një nxënës duhet t’i ketë 40 për qind prej tyre të sakta.

Por në orët e pasdites nga MASHTI është shpërndarë një njoftim se shkollat nuk duhet të lëshojnë Certifikata , pasi, sipas njoftimit kanë ndodhur gabime në llogaritjen e pikëve   në lëndët zgjedhore.

“Të NDERUAR,ju informoj se ka ndodh një gabim ne llogaritjen e pikëve në lëndët zgjedhore andaj nxënësve që kanë lëndën zgjedhore :PSIKOLOGJI, SOCIOLOGJI,ED.QYTETARE DHE EKONOMI ME NDËRRMARRËSI TË MOS JU LËSHOHEN CERTIFIKATA DERI SA T’JU DËRGOJMË REZULTATETE REJA” thuhet në  njoftimin dërguar DKA-ve dhe Drejtorave të shkollave të mesme.

Por gjatë ditës rezultatet e Testit janë shpërndarë nëpër faqet e shkollave e në shumë shkolla thonë se kanë lëshuar edhe Certifikata.

Se si do të arsyetohen tani nga MASHT dhe si do të veprohet me rastet kur në rezultate  del se nxënësi ka  kaluar kufirin e kalueshmërisë, dhe eventualisht tani del se nuk e ka arritur këtë.

Pritet që të shihet ditëve të ardhshme se far vendimi do të marr MASHTI, dhe a do të merr dikush përgjegjësinë për këtë lojë me maturantë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img