20,12,2024

22 vjet e gjysmë burg për dy hajnat në Ferizaj

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar dy persona për grabitjen e tetë lokacioneve në Ferizaj.

B.G., është dënuar me 11 vjet e gjashtë muaj me burgim dhe 2 mijë 500 euro gjobë, kurse V.S., është dënuar me 11 vjet burgim dhe 2 mijë 500 euro gjobë.

I akuzuari i tretë në këtë rast L.H., është dënuar me 1 vit burgim i cili nuk do ekzekutohet nëse i pandehur brenda 2 viteve nuk kryen ndonjë vepër penale.

Të tre këta persona akuzohen se nga kohë e pa caktuar deri në mars të vitit 2020, në bashkëkryerje kanë kryer tetë grabitje, në disa pompa të derivateve dhe auto sallon. Të pandehurit me përdorimin e forcës kanë rrezikuar jetën apo trupin e personit tjetër, në bashkëkryerje kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit tjetër me qëllim që vetes ti sjellin përfitim pasosur të kundërligjshëm.

“Përmes një komunikate të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, B.G dhe V.S, akuzohen për 8 vepra penale të kryera në bashkëkryerje grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Të pandehurin e B.G edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK, ndërsa të pandehurin L.H për shkak të veprës penale të kryer në vazhdim blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale nga neni 333 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Kryetari i trupit gjykues Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, pranimit të fajësisë nga të pandehurit për veprat penale me të cilat i ngarkon akuza, të pandehurin B.G, e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë (11) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijë e pesëqind (2.500) euro. Të pandehurit V.S iu shqiptua dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë (11) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijepesëqind (2.500) euro, ndërsa i pandehuri L.H u gjykua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri në periudhën kohore prej dy (2) vjet nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit nuk kryen vepër tjetër penal”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img