12,03,2025

22 milionë euro u shpenzuan këtë vit për “veteranët e rrejshëm”

Must Read

Nëse vërtetohen pretendimet e ish-prokurorit Elez Blakaj se nga ky numër i përfituesve mbi 19 mijë janë veteranë të rrejshëm, atëherë buxheti i shtetit për shtatë muaj është dëmtuar për rreth 22 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Një kohë të gjatë kishte bashkëpunuar me Prokurorinë e Kosovës për t’i identifikuar veteranët e rrejshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Pavarësisht dëshmive të shumta që ka dhënë gjendja nuk ka ndryshuar fare, por përkundrazi numri i veteranëve është rritur nga muaji në muaj.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare shihet se nga fillimi i këtij viti për pagesat e pensioneve të veteranëve janë shpenzuar më shumë se 44 milionë euro, derisa numri i veteranëve përfitues ka arritur në 37,771.

Ish-kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, tërë përgjegjësinë për fryrjen e listave ia ka hedhur Komisionit Qeveritar derisa vetëm Prokuroria mund t’i pastrojë ato.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndalohen tre persona për rastin ” Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj

Me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën "Kruja" në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img