10,09,2025

Komuna e Ferzajt anulon dëgjimet publike, shkak gjendja epidemiologjike, fton qytetarët që të dërgojnë propozimet në adresë elektronike

Must Read

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se për shkak të gjendjes epidemiologjike ka anuluar dëgjimet publike dhe në respektim të masave mbrojtëse të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Komuna ka njoftuar se në afat 10 ditor,qytetarët, grupet sociale, organizatat e shoqërisë civile, kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane, përmes linkut dhe adresës elektronike të poshtëshënuar të paraqesin propozimet përkitazi me hartimin e projektbuxhetit në sferën e investimeve kapitale për vitin 2021-2023.

NJ O F T I M

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se për shkak të gjendjes epidemiologjike të shkaktuar nga virusi COVID-19 dhe në respektim të masave mbrojtëse të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, pamundësohet organizimi i tubimeve për dëgjimet publike për projektbuxhetin e Komunës së Ferizajt 2021-2023 andaj Komuna e Ferizajt, përmes formës elektronike, qasjes në ueb-faqen e Komunës, organizon pranimin e komenteve, sugjerimeve, propozimeve dhe vërejtjeve eventuale për projektet e ndryshme kapitale në interes të qytetarëve.

Inkurajohen qytetarët, grupet sociale, organizatat e shoqërisë civile, kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane, që në afat 10 ditor, përmes linkut dhe adresës elektronike të poshtëshënuar të paraqesin propozimet përkitazi me hartimin e projektbuxhetit në sferën e investimeve kapitale për vitin 2021-2023.

Linqet:1. https://kk.rks-gov.net/ferizaj/wp-content/uploads/sites/31/2020/08/Qarkorja-buxhetore-2018-01-1.pdf?fbclid=IwAR3DsQpY54ayg1cYkY3ZNloDz_Jp305GsBCX3jDW1UPK9TKfMtpd9Hq-Zn4

2. https://kk.rks-gov.net/ferizaj/wp-content/uploads/sites/31/2020/08/Kategorit-ekonomike-p%C3%ABr-vitin-2021-Copy.pdf?fbclid=IwAR3uqBcoE_nRRtmNKjiPCZyi3erTDj1_Qg_arJrkM6uc3G_fh42gAREmdhs

Kurse propozimet mund t’i dërgoni përmes e-mailit: info.ferizaj@rks-gov.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img